Deklaratë për shtyp – Zjarrvënia e shkollës fillore në Dacaj të Rozhajës

DEKLARATË PËR SHTYP

Me shqetësim të madh, sot mësuam lajmin e dyshimeve përzjarrvënie të qëllimshme të Shkollës Fillore “Dacaj” në Dacaj tëRozhajës, e vetmja shkollë në të cilën mësimi zhvillohet nëgjuhën shqipe në atë komunë. 

Me të marrë lajmin kam telefonuar drejtorin e shkollës z. Haxhi Lajçi dhe mësimdhënës të kësaj shkolle, për të mësuar mëshumë për motivet apo qëllimet e këtij rasti vandal. Ata mëkonfirmuan rastin, por nuk kanë informacion për motivet apoqëllimet, ndërsa më pohuan se organet kompetente po bëjnëdetyrën e tyre për të zbardhur rastin dhe për të gjeturpërgjegjësit. Po ashtu më konfirmuan se dyshohet për zjarrvënietë qëllimshme, sepse janë vërejtur shenja të qarta të dëmtimit tëgrilave dhe thyerjes së dritares nga individë të papërgjegjshëmdhe dashakeqës për t’i vënë zjarrin shkollës.

Me keqardhje mësova nga drejtori i shkollës për dëmtimetë shumta të objektit, por më shumë, për dëmtimin e arkivit tëshkollës, i cili ka rëndësi shumë për historikun e mësimit nëgjuhën shqipe në atë shkollë. 

Në emër të Këshillit Kombëtar i bëjmë thirrje organevekompetente që të gjendet përgjegjësi dhe të zbulohen motivet e këtij akti vandal.

Pas kësaj ngjarjeje të shëmtuar, urojmë që Shkolla Fillore“Dacaj” në Rozhajë, të ndërtohet nga fillimi gjatë këtij pushimiverorë, për çka do t’i drejtohemi Ministrisë së Arsimit. 

Po ashtu rikujtojmë se rikonstruktimi i plotë i shkollës në Dacajishte premtim nga takimi i dy Presidentëve të shteteve, Malit tëZi dhe Shqipërisë, në janar të vitit 2019, për çka Presidenti i Shqipërisë SH.T Z. Ilir Meta na e konfirmoi në takimin me anëtarët e Këshillit Kombëtar të mbajtur në Ulqin.

Urojmë që shkolla e Dacajve të ndërtohet sa më shpejt qëështë e mundur dhe akte të tilla të shëmtuara të mos përseritënmë.

Kryetari i KKSH-së

Faik Nika