Serbia alarmohet nga mbërritja e dronëve turq në Kosovë

Mbërritja e dronëve turq të tipit “Skydager” në Prishtinë ka alarmuar Serbinë dhe qeverinë e saj, ndërsa presidenti Aleksandar Vuçiç reagoi ashpër duke akuzuar Turqinë për “shkelje të Kartës së OKB-së dhe Rezolutës 1244”.

Në anën tjetër, Qeveria e Kosovës e konsideron këtë furnizim si hap drejt forcimit të sigurisë kombëtare dhe mbrojtjes së sovranitetit, duke kujtuar se Kosova ka të drejtë të garantojë sigurinë e qytetarëve të saj përballë kërcënimeve historike nga një shtet që ka ushtruar agresion dhe gjenocid ndaj popullsisë shqiptare — krime të konfirmuara nga Gjykata e Hagës dhe nga OKB-ja.

Sipas autoriteteve në Prishtinë, bashkëpunimi me partnerët strategjikë, përfshirë Turqinë, ka për qëllim ndërtimin e një force moderne dhe mbrojtëse, në përputhje me standardet ndërkombëtare të sigurisë.