Manifestimi “Për ty Kosovë” në Kukës u mbajt me 16 Prill 2019 në përkujtim të 20 vjetorit të eksodit të mase 500000 vëllezërve tanë nga Kosova, të cilët u detyruan të linin shtëpitë e tyre për shkak të dhunës dhe mizorisë serbe.
Manifestimi “Për ty Kosovë” në Kukës u organizua nga “Unionit Artistik i Kombit Shqiptar ” me në krye mjeshtrin e madh z.Azgan Haklaj. Pjesëmarrës ishin shumë ansamble nga të gjitha trojet shqiptare ,ministri i diasporës Pandeli Majko, kryetari i bashkisë se Kukësit, kryetari i komunës së Mitrovicës zt Agim Bahtiri , si dhe këngëtarët e mirënjohur Nikollë Nikprelaj, Meda, Gëzim Nika, Petrit Lulo etj.
Ku shoqëria jonë plevë-guciase u paraqit denjësisht me dy pika muzikore. SHKA “MAJA E KARANFILIT” në këtë mënyrë po vazhdon te jetë ai promotori i mirëfilltë i vlerave dhe trashëgimisë kulturore të trevës tone gjithandej botes shqiptare.
Rilinda Gjonbalaj
/Plava e Gucia Sot


