Viti, Kosovë 23,24,25 Mars 2018
Në festivalin mbarëkombëtar “Flakadani i Lirisë” me një pjesëmarrje të gjërë të mase 15 SHKA, shoqëria e jonë kulturore artistike “ Maja e Karanifilit” nga Plavë Gucia u vlerësua lartë me çmimin “Valltarët më të mirë” si dhe me “Medaljen e Nderit” në mesin e 15 ansambleve pjesëmarrëse nga të gjitha trevat shqiptare.
Të rinjtë tanë në këtë mënyrë dhe me pjesëmarrjet e shumëta të tyre ne aktivitete kulturore po bëhen ambasador më të mirë të Plavë Gucisë në rrafshin mbarëkombëtar, për ruajtjen dhe promovimin e kulturës dhe traditës autoktone shqiptare të krahinës së Plavës dhe Gucisë.
SHKA Maja e Karafilit ka një aktivitet mase 30 vjeçar në thesarin e pasur kulturor të saj. Veprimtaria e SHKA Maja e Karanfilit ka rendësi të veçantë për trevën tonë, dhe rinin plave-guciase për ruajtjen e identitetit kombëtar shqiptar në Plavë Guci.