Demë Balidemaj, atdhetari dhe mbrojtësi i paepur dhe kudogjendshëm i çëshjes sonë kombëtare
Në skajin ma verior të Shqipërisë Londineze, në Qendren e Turizmit në Vermosh, në 1.200 m. lartësi alpine, me 31 korrik 2022, u mbajt “Kuvendi Kombëtar i Alpeve” (për Shqipërinë) me 92 pjesmarrës dhe të nesërmen, me 1 gusht 2022, prapë nëAlpe, në shtëpinë e kulturës në Vuthaj, u mbajt “Kuvendi Kombëtar i Alpeve” (për Malin e Zi), i titulluar ndryshe sipas traditës edhe “Takimi i 3-të i Plavë-Gucisë”, me 78 pjesmarrës.Në vjeshtë do të organizohet “Kuvendi Kombëtar i Alpeve” nëPejën alpine (për Kosovën) derisa me 17 nëntor 2022 do tëorganizohet në Tiranë “Kuvendi Ballkanik i Alpeve”.
Në “Kuvendi Kombëtar i Alpeve”, në Vermosh (bashkiaMalësi e Madhe) e Vuthaj (komuna Guci) në këto dy treva shqiptare kufitare të ndara padrejtësisht në dy shtete ballkanike, kishin ardhur për të nderuar me praninë e tyre nga Shqipëria e Mali i Zi, Kosova, Lugina e Preshevës e Sanxhaku, nga Amerika e Kanadaja, Gjermania, Zvicra, Hollanda, Belgjika, Franca e Italia.
Nderonin me praninë e tyre personalitete shtetërore, diplomatike, akademike, kulturore e të shoqërisë civile: Tonin Marinaj- kryebashkiaku i Malësisë së Madhe (mikpritës e bashkorganizator), Bujar Hasangjekaj- kryeparlamentari i Gucisë (mikpritës), Ramiz Tafilaj – drejtor i “Gazeta e Alpeve”(organizatore e Kuvendeve), personalitet i shquar shqiptaro-amerikan (Deçan-Kosovë/Teksas-Amerikë) Skënder Durmishi- ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Besa Tafilaj-Pinchotti- Drejtore ekzekutive (COA) e Organizatës Kombëtare tëFamiljeve të Ushtarakëve të Amerikës (NMFA-NationalMilitary Family Association), Ermina Lekaj Prljaskaj- e vetmja deputete shqiptare në Kuvendin e Kroacisë dhe kryetare e Komisionit Ndërparlamentar të Miqësisë Kroaci-Shqipëri; GertaDuraku- deputete e Qarkut të Kukësit e Sekretare e Komisionit Parlamentar të Integrimit Europian në Kuvendin e Shqipërisë, dr. Getoar Mjeku- Zv/Ministër i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë së Republikës së Kosovës, Dr. FatonBislimi ish-Deputet i Kuvendit të Kosovës (LDK) & Anëtar Ekzekutiv i Bordit të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane (Kanada), dr. Skënder Kandiq – Këshilltar i Zv/Kryeministrit të Kosovës; gjeneral Anton Quni- ish Ministër i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, një nder komandantët e Betejeës sëKoshares; Gjon Gjonaj- kryebashkiaku i Pukës; Abdulla Domi- kryetar i Këshillit të Qarkut të Kukësit; Hysen Hysaj- Nënprefekt i Prefekturës së Shkodres (për Malësinë e Madhe); kolonel Ahmet Alishani- ish Shef i Shtabit të Përgjithshëm tëForcave të Armatosura të Republikës së Kosovës në kohën e Luftës së Kosovës (nga Lugina e Preshevës); Dr. Ahmet Ulaj- personalitet i botës së biznesit, humanizmit e mjekësisë (nga Vuthajt), prof. dr. Naser Ferri e bankier Arben Ferri të Familjes së heroit legjendar Jakup Ferrit të Plavë-Gucisë, ambasador Mal Berisha- ish ambasador i Republikës së Shqipërisë nëMbretërinë e Bashkuar dhe në Republikën e Irlandës; dr. NaimDedushaj – drejtor ekzekutiv i Rrjetit Global të Bizneseve tëDiasporës Shqiptare në Botë (Prishtinë), Skendër Thaçi- kryetar i Shoqatës për Promovimin e Turizmit Malor të Kosovës (Pejë-Prishtinë), Ismet Azizi – kryetar i Shoqatës “Kosova për Sanxhakun” e të tjerë.
Në këto dy kuvende kombëtare të Alpeve u mbajtën disa kumtesa për promovimin e vlerave historike, kulturore e turistike të këtyre trevave e në Ballkanin Perëndimor, u ndanëçmime e mirënjohje, u hap ekspozita komëbtare “Sanxhaku- histori e dhimbjes kombëtare”, u paraqit me temë dhe vepra “Ambasadorë Amerikanë për Shqiptarët” (Vëll. I, me 352 faqe, botim special, Tiranë, 2022) etj.
Në “Kuvendin Kombëtar të Alpeve” në Vermosh u dha njoftim publik, ndërsa në Kuvendin Kombëtar të Alpeve nëVuthaj (përndryshe: “Takimi i 3-të Kombëtar i Plavë-Gucisë”) iu nda Çmimi i Madh “Nënë Tereza” – personalitetit të shquar shqiptaro-amerikan, Demë Balidemaj nga Martinajt e Plavë-Gucisë, në vendlindjen e tij.
Në të dy Kuvendet Kombëtare të Alpeve, në Vermosh e nëVuthaj, u lexua Përshendetja e shkrimtarit të shquar shqiptar, kandidat për Çmimin Nobel, Ismail Kadare dhe Zonja e Tij, Helena Kadare, drejtuar Kuvendit Kombëtar të Alpeve dhe mikut të tyre të çmuar, Demë Balidemaj, të cilën po e publikojmë tekstualisht, me germa korsive të zeza.
“Të dashur bashkatdhetarë,
Jemi shumë të prekur nga kjo Ftesë e bukur që na vjen nga Kuvendi i Alpeve. Jemi gjithashtu të lumtur që ju keni zgjedhur të nderoni me Titullin e lartë “Nënë Tereza” atdhetarin dhe mbrojtësin e paepur dhe kudogjendshëm tëçëshjes sonë kombëtare, mikun tonë të shtrenjtë e tëkahershëm, zotin Demë Balidemaj.
Do të ishte një rast i mrekullueshëm të ishim aty, sëbashku me ju, siç na i do zemra të gjithëve bashkë. Nëpamundësi të arritjes së kësaj dëshire të sinqertë, i urojmë nga larg Kuvendit të Alpeve sukseset më të mira për këto inisiativakaq të vlefshme e emocionuese. Urojmë gjithashtu DemëBalidemën që e meriton me kaq të drejtë këtë nderim special qëzgjodhët për të.
Ju përqafojmë të gjithëve me mall.
Ismail dhe Helena Kadare”.
Çmimi i Madh “Nënë Tereza” për personalitetin e shquar shqiptaro-amerikan Demë Balidemaj, mban motivacionin “Përkontributet e shquara atdhetare për Lirinë e Pavarësinë e Kosovës, për Demokracinë në Shqipëri, përinstitucionet/organizatat shqiptare e komunitetin shqiptar nëAmerikë, për letërsinë e kulturën shqiptare në botë, duke vënënë dispozicion të plotë e të pakursyer pasurinë e tij të krijuar nëAmerikë”.
Drejtori i “Gazeta e Alpeve” (media PanShqiptare e NdërBallkanike), Ramiz Tafilaj, botues e humanist, personaliteti shquar shqiptaro-amerikan, ia dorëzoi Çmimin e Madh “NënëTereza”, deputetit të Parlamentit të Bavarisë së Epërme nëGjermani, Deli Balidemaj.
Në këtë event të rëndësishëm mirënjohjeje ishin tëpranishëm disa nga miqtë e shumtë të atdhetarit e humanistitDemë Balidemaj, si: shqipato-amerikanët: aktori AvdylDedushaj, biznesmeni humanist Shaban Mehaj, dr. Ahmet Ulaj, historian Rexhep Dedushaj e të tjerë.
Çmimi i Madh “Nënë Tereza”, në këto tre vite, iu ështëndarë kolegjialisht nga “Gazeta e Alpeve” dhe nga Takimet nëPrishtinë, Shkodër, Gjakovë, Plavë-Guci, Vermosh, vetëmkëtyre personaliteteve: Lazim Destani (Tetovë, MV), ShefqetKastrati (Tiranë), Ram Geci (Tiranë), dr. Muhamet Malo(Ersekë/Tiranë), dr. Ahmet Ulaj (Plavë-Guci/Tiranë), Sami Ahmeti (Prishtinë) dhe Shyqyri Duraku (Tiranë).
Këto ditë gushti 2022, Çmimi i Madh “Nënë Tereza” do idorëzohet personalitetit të shquar shqiptaro-amerikan DemëBalidemaj (së bashku me Përshendetjen e shkrimtarit të madhIsmail Kadare e Zonjës së Tij, Helena Kadare) në mënyrëceremoniale në Bar-Restorantin e tij “7 Old Fulton & Ëine Bar” (në St Brooklyn, NY, US 11201, në afri e përballë selisë sëOKB-së) nga veprimtari shquar shqiptaro-amerikan, EsadGjonbalaj, ish president i Fondacionit Plavë-Guci dhe editor i portalit “Plavë Gucia Sot”, bashkorganizator i “Kuvendit Kombëtar të Alpeve” në Vuthaj.
Ky vlerësim i lartë mirënjohje e ceremonialitete të tilla nëVuthaj (MZ), Vermosh (Shqipëri), New York (Amerikë) për veprimtarin e shquar të kombit, Demë Balidemaj, është dhe njëtërheqje vëmendje publike për Presidentët e Shqipërisë e tëKosovës për mos vlerësimin e kontributeve të tij të mëdha për Lirinë e Pavarësinë e Kosovës, për demokracinë në Shqipëri, për artin, letërsinë e kulturën shqiptare, për institucionet e komunitetit shqiptaro-amerikan në Shtetet e Bashkuara tëAmerikës.
Ramiz LUSHAJ