Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”- 50-vjetori i Kongresit të Drejtshkrimit

Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë do të organizojnë veprimtarinë shkencore dhe jubilare “NJË KOMB – NJË GJUHË LETRARE”, me rastin e 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe.

Veprimtaria do të mbahet të shtunën, më 3 dhjetor 2022, ora 18:00, në Galerinë e Qendrës për Kulturë – Ulqin.