Kisha Katolike Shqiptare e Gucisë, ndau ndihma humanitare për më se 100 familje të Plavës dhe Gucisë

Gjovalin Nikçi

Në prag të festave të dhjetorit si dhe 110-vjetorit të Pavarësisë së shtetit tonë amë – Shqipërisë, Kisha Katolike Shqiptare e Shna Ndout në Guci, të dielën me 27 nëntor 2022, ndau ndihma humanitare për më se 100 familje të Plavës dhe Gucisë.
Ndihmat u organizuan nga drejtori i Caritas-it Dioçezan të Tivarit, njiherësh edhe prifti i kësaj kishe, Don Gabriel Grabanica.
Ishte me të vërtetë kënaqësi ta shohësh zellin e malësorëve dhe vullnetarëve të kësaj kishe, në krye me koordinatorin e Caritas-it për Gucinë z. Lindon Gjekaj. Kënaqësia më e madhe patjetër ishte kur hoxha i ri Alen Shaboviq, pasardhës i familjes së Jakup Ferrit, udhëheqës i Bashkësisë Islame të Gucisë, përqafon priftin e ri Don Gabrielin dhe i thotë me një shqipe ilirçe: “Po ku je vlla?”.
Zëmra mu bë sa Maja e Karanfilit. Të gjithë kemi një gjak dhe jemi vëllezër, e kur i shef këta burra kështu, ska tjetër përveç se të kthehet optimizmi për ardhmërinë e kombit tonë.
U vërsulën me shpejtësi vullnetarët nga Vuthajt, Martinajt, Hoti, Kukajt si shqiponjat për të ndihmuar në shperndarjen e më se 13 tonash ndihma nga rinia gjermane. 3.000 kg miell, 1.500 kg makarona, 675 litra vaj, 1.000 kg sheqer, 600 kg oriz, 3.000 litra ujë me vitamina, sapuna, detergjentë, si dhe 290 pako me veshmbathje, të gjitha këto u shperndanë brenda ditës nga vullnetarët e kishes me ndihmen e Ibër Hotit nga Hoti i Kujit, Sylë Vuçetaj dhe Kelmend Ahmetaj nga Vuthajt, Ismail Balidemaj nga Martinajt, Gani Kukaj nga Krusheva, Radoje Ivanoviq dhe Denis Omeragiq nga Gucia ,etj. Shpesojmë se këto ndihma do ua lehtësojnë sadopak dimrin këtyre familjeve autoktone, kurse donatorëve dhe organizatorëve u lumshin krahët, gjithmonë paçin e Zoti ua shpërbleftë!

Video pamje nga shperndarja ndihmave në Kishën Katolike Shqiptare e Shna Ndout në Guci, të dielën me 27 nëntor 2022,