Policët shqiptaro-amerikan të inkuadruar në Shoqatën Amerikane Shqiptare të zbatimit të Ligjit në SHBA, sot në mjediset e Konsullatës së Republikës së Kosovës në New York dorzuan çekun e kontributit të tyre në shumë 60 mijë dollarë. Të pranishëm ishin Konsulli I Përgjithshëm – Ambasador Blerim Reka dhe stafi I tij.
Ky çek dedikuar familjes së heroit Afrim Bunjaku ne mnyrë simbolike, nga disa pjesëtarë të uniformave blu në New Jersey & New York si dhe themeluesi i Shoqatës Elton Shametaj iu dorzua Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës z. Gazmend Hoxha.
Policët shqiptaro-amerikan me këtë akt edhe njëherë dëshmuan qartë atdhedashurinë e tyre. Ky akt i tyre e bënë krenare edhe gjithë diasporen dhe mburremi nga fakti se edhe pse me mijera kilometra larg ata bashkëndiejnë rrënjet e origjinës dhe se ritmi I jetes se tyre është i lidhur ngusht me fatet e atdheut.
Nuk është ky aksion i parë që policet shqiptaro-amerikan kanë ndërmarrë. Ata edhe më heret, përmes shoqatës se tyre, kanë krye disa aksione per te përkrahur kolegët e tyre ne Shqiperi dhe gjithandej trojeve shqiptare.
E tere fushata është realizuar përmes GoFundMe.
Esad GJONBALAJ



