Mr.Kristjan Dukaj
Sot në Tuz u bë ndarja e bursave të shoqatës “Malesia e madhe” nga NY për studentët, përfitues të bursës për vitin akademik 2018-2019. Kryetari i kësaj shoqate ËjlloBerishaj, i uroi studentët përfitues të bursës dhe vlerësoji angazhimin e shoqatës në ruajtjen e vazhdimësisë të këtij aksioni në mbështetje të shkollimit të rinjve nga këto treva. Ai duke u dorëzuar bursat 20 studentëve përfitues mes tjerash ka tërhequr vërejtje që në të ardhmen aplikuesit të jenë më të kujdesshëm dhe të dërgojnë dokumentacionin përkatës brenda afatit të paraparë.
Berishaj në fjalën e tij shprehi dëshirën që të rinjtë nga këto treva mbas përfundimit të studimeve të vazhdojnë të kontribuojnë në këto treva, në zhvillimin e Malësisë si nevojë e domosdoshme në vazhdimësi. Ndërkohë ai tërhoqi vërejtjen se do të ishte mirë që të rinjtë nga Malësia të adaptojnë mbiemrin shqiptarë, duke eliminuar prapashtesën që e ndryshon atë.
Kryetari Berishaj, po ashtu, u sugjeroi studentëve të pranishëm që të ndjekin shembullin e përfituesve të mëparshëm të bursës nga shoqata në NY dhe Detroit, e të cilët me suksesin e vetë të arritur gjatë studimeve dhe në veprimtarinë e përditshme janë dëshmuar jo vetëm në fushën e arsimit por edhe më gjerë.
Njëri nga përfituesit e parë të bursës së kësaj shoqate në vitin 1994, gazetari SenadGilaj, në fjalën e vetë përshëndetëse theksoi se pikërisht ai është shembulli më konkret i vazhdimësisë së kësaj veprimtarie të shoqatës “Malësia e Madhe” nga NY. Ai sqaroi se si përfitues i kësaj burse, sot ka përjetuar që edhe fëmija i tij, student, është po ashtu përfitues i kësaj burse. Studentët përfitues të kësaj burse u shprehën të kënaqur sepse në këtë mënyrë do të përballojnë më lehtë shpenzimet e përditshme gjatë studimeve, e që nuk janë të vogla.