Drejtoria e Policisë refuzon kërkesën e Gjeloshaj për formimin e Degës së Sigurisë në Tuz

Drejtori i Drejtorisë së Policisë, Zoran Brgjanin, hodhi poshtë iniciativën e Kryetarit të Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, për krijimin e Repartit të Sigurisë në Tuz, i cili do të ishte një njësi organizative brenda Qendrës së Sigurise së Podgoricë, shkruan Dan. Refuzimi u arsyetua me rritjen e numrit të punonjësve, si dhe kushtet e këqjja në ndërtesën ekzistuese të policisë në Tuz, dhe e gjithě kjo do të kèrkonte kosto shtesë për buxhetine Ministrisë së Brendshme dhe Drejtorin e Policisë. Kryetari i Tuzit, Nik Gjeloshaj pasi Brgjanin refuzoi kërkesën e tij deklaroi se “nëse këtë gjë do ta kishte kërkuar Zhablaku, Danilovgradi ose ndonjë qytet tjetër, do të ishte realizuar. Meqenëse në Tuz jetojnë shqiptarét, Drejtoriae Policisë refuzoi kèrkesën tonë. Diskriminimi në bazëitë përkatësisë etnike vazhdon për Komunën e Tuzit “, tha Gjeloshaj.