Shoqata Malësia e Madhe NY, shpall konkursin për bursa studentor për vitin shkollor 2018/19

Shoqata Malësia e Madhe – New York, duke u bazuar në dispozitat e Nenit 10, paragrafi 3 të Statutit të kësaj Shoqate, shpall:

K O N K U R S

për bursa studentore për vitin akademik 2018/2019. Bursat ndahen për vijuesit e studimeve themelore (bachelor). Të drejtë për bursë kanë të gjithë ata student që plotësojnë kërkesat e parashtruara nga Shoqata Malësia e Madhe – New York. Përparesi do të kenë studentët e dalluar malsorë, që i ndjekin studimet në gjuhën shqipe.

Dokumentet e parapara për këtë konkurs kandidatët i postojnë në adresën e shoqatës Malësia e Madhe – New York. Dokumentacioni që do të arrijë pas afatit të paraparë nuk do të shqyrtohet. Komisioni i caktuar për këtë çështje nuk do t’i shqyrtojë as fletëparaqitjet e aplikuesve me dokumentacion jo të plotë. Lartësia

e bursës do të caktohet varësisht nga buxheti i Shoqatës. Mbi ndarjen e bursave do të vëndoset në mbledhjen e radhës që mbahet në Dhjetor.

Për çdo informacion të mëtejmë mund të kontaktoni zyrën e Shoqatës Malësia e Madhe – New York në e-mail: info@malesiany.org, kurse mbi kushtet dhe afatin e konkurimit, mund të informoheni përmes ueb faqës tonë:

www.malesianv.org, ku mund të pajiseni me formularin e aplikimit. Shoqata Malësia e Madhe – New York ju dëshiron sukses në procesin aplikues!

Shoqata “Malësia e Madhe” New York

Klikoni këtu për te shkarkuar aplikacionin
Shoqata Malesia e Madhe – New York ju deshiron sukses ne konkurimin tuaj!