Shqipëria kualifikohet në finalen e ‘Eurovision 2023’

Shqipëria ka arritur që me sukses të kualifikohet në finalen e madhe të ‘Eurovision 2023’.

Shteti shqiptar sivjet u përfaqësua nga Albina Kelmendi dhe familja e saj me këngën “Duje”.

Ata kënduan të katërmbëdhjetët me radhë në gjysmëfinalen e dytë të Eurovisionit, ku siguruan votat e mjaftueshme të jurisë dhe publikut për të qenë në 10 shtete finaliste.https://www.youtube.com/embed/748J3WWznds?feature=oembed

Shtetet tjera që arritën të kualifikoheshin janë: Qipro, Estonia, Belgjika, Austria, Lituania, Polonia, Australia, Armenia dhe Sllovenia.

Finalja e madhe e ‘Eurovision 2023’ do të mbahet të shtunën më 13 maj në “M&S Bank Arena” të Liverpoolit, me fillim nga ora 21:00 (sipas orës lokale).