Në vend të luleve tek vorri i Gjergj Fishtës

Gjovalin Nikçi

Nëna ime me 3 ditë shkollë na këndonte disa këngë të vjetra të cilat ia kishin mësuar murgeshat në Theth të Dukagjinit. Nuk kishte ide se kush i ka shkruar. Në vitet 70-ta në Guci shërbeu frati i urtë Patër Kola Berishaj, nxënësi i Patër Gjergj Fishtës. Frati intelektual, mbledhes i folklorit, filozof, i dashur nga krejt popullata e Gucisë. Në moshë të re isha xhakua në kishën tonë. Ai më mësoi të shkruaj poezi, vjersha, këngë. E kishte pa talentin tim dhe nga edukatoret që kam pasur, ai padiskutim ishte influenca ime më e madhe. Në moshën 12 vjeçare ma dha kopjen origjinale të “Lahutës së Malcis”. E vendosa dorën në bibël dhe u betova se nuk do t’i tregoj askuj se e kam librin. Ato ditë u dashurova në Fishten. Nuk e di se a ka qenë Fishta ndonjëherë në Guci, por e di se e ka njoftë Gucinë e Zanen e Visitorit mirë. Kam fat që kam shumë kopje origjinale të Hyllit të Dritës dhe shpeshherë i shpalosi dhe lexoj shkrimet e tij nga të gjitha lamitë. Në 50-vjetorin e vdekjes së bashku me disa shokë dhe aktivista në Nju Jork organizuam Seminarin letrar “Gjergj Fishta” në vitin 1991. Ftuam disa gjigandë të letersisë shqipe: Anton Çettën, Arshi Pipen, Ëngjëll Sedaj, Abdullah Karjakdiun, Patër Daniel Gjeqaj, Anton Berishën, Doktor Hamdi Oruçin etj. Botuam fjalim e tij që e kishte lexuar Imzot Bumçi në Konferencën e Londrës. Fjalim legjendar që mund të them fjalimi më i mirë që është shkruar ndonjëherë nga dora e një shqiptari. Disa vite më vonë botuam librin “Mrizi i Zanave” që i kënaqi zëmrat e malsorëve nëpër katër qoshet e Nju Jorkut.
Për herë të parë shkova në Shqipëri në vitin 1992 dhe desha t’i sjell lule tek vorri. Ku ta gjej vorrin? Edhe sot gjaku më vlon kur dikush ma lavdëron Enver Hoxhën. Lëri masakrat që ai psikopat i bëri në familjet tona, por fakti se as sot nuk dimë ku janë eshtrat e poetit të kombit flet mjaft për kriminelin më të madh shqiptar në historinë tonë.
Në vend të luleve tek vorri po sjell disa shkrime që edhe mund të jenë botuar përpara, por nuk gjinden lehtë. Unë kam një libër të radhë të botuar në vitin 1940. Nuk ka titull por është “Numër përkujtimor botue nëpër kujdes të At Benedikt Dema O.F.M.” E ruaj si sytë e ballit. E dua si të ishte djali im. E marrë shpesh në dorë e lexoj fragmente të ndryshme që ma kënaqin bash shpirtin e zemrën.

MJESA AT FISHTË ZHGJETUESEN DEKËN TANDE
SHEMTIM VEC ME U PËRMENDUN
STRUKE MRIZASH ZANAT E VORFNUEME RRÎJN TUE VAJTUE
DHE ARBNORI I FUSHËS E I MALIT
NJOMË SŶSH NGA LOTËT E PËRMALLIMIT
TË MALCIS KËNDON LAHUTËN
I LUM TI SOD E PËR AMSHIM TI I LUM
NË NJI GJUHË MA TË LARTË ME JONE SERAFINASH
ME TA MBI HYJ TUE ENDUN SHKON
VALLET E PARRIZIT
SHQYPNÍN DEH NQIELLSHlT MENDËSH MOS E QIT SHQYPNÍN
ME LOTË ME LUTA ZEMRËN E PERENDÍS TI LODHE
E ZBUTE PO KJEM TE KËQÍ
SHQYPTARET TŶ ATBOTE KURR EMNIN E BEKUEM
GOJET S’ KANË PËR TË T’A LËSHUEM
ME LILA PRANVERORË ME LULE VJESHTET
VORRIN TASH T’A STOLISIN
N’ émen té Komunitetit musulmán késhtu e pervatoi Poetin kombtár Hafis Ali Kraja:
Poeti Kombtar, Pater Gjergj!
Kur nji orator, tue dashté me folé mbi veprat Tueja, rrin shtag hutohet, pse jane shum, jane té médhaja edhe té madhnueshme, aq sa ásht e véshtiré me caktue se mbi té cilen aso veprash duhet té flitet.
Vepra e Yte o Poet, ka per té formue nji faqe té shkelqyeshme né historín politike té kombit shqiptár.. pse, me aktivitetin, qi ké zhvillue nder Konferencat politike nderkomb-tare, nuk kje tjeter veçse me i sigurue kombit t’ oné té drejtat, qi aj i ka jetike e si má i vjetri kombé né Balkan. Shkrimtarét e ardhéshem té historís shqiptare jeten politike tanden do t’a gjykojné né bazé té Lahutés sé Malcís. Kryevepra e jote monumentale. Té jeshé i bindun, o Poet i Madh, se Shqiptari me Lahuten e Malcís ka per té qene gjithmoné kryenalté si cé jane Helenét me Iliaden e Persjanét me Shahnamen, mbasi Ti, me até veper té nalté i ké njoítue botes sé qytet-nueme psihiken e karakteristikat má té ndieshmet e popullit shqiptár.
Sot djelmnija intelektuale me Lahuten Tande né doré té nep besen shqiptare, tue t’ u betue se idealin Tand té nalté, qi shprehe per kombésín shqiptare, do t’ a ruejné e do t’ a mbajné si gjá té shéjté morale.
Gjithashtu edhe populli mbaré, i fushavet e i malevet ané e kand né Shqipní sot té nep besen se Lahuta e jete né shpirtin e tyne do té sundojé sa té jene stiné e mote. Trima, gra, djelm e varza me fjalen shqiptare tè napin besen, se véllaznimin kombétár, qi Ti cfaqe né Láhuten, do ta mbajn me forcen ma té madhe,
Me ty, Pater Gjergj, Kombi shqiptár mburret, naltsohet edhe madhnohet para popujve tjeré; prandej sot krejt populli shqiptár té perulet, djelmnija intelektuale vajton humbjen Tande e me lot nder faqe tè percjellé, me mallnjim e dhimbje, né jeten e pasosme.
Ndjenjat e mia per At Gjergj Fishten më së miri i shkroi At Vinçens Prënushi, edhe ai viktimë e regjimit të djallit.

30 DHETUER 1940
Shum ish’ mbledhe suta sumllore!
Luejshin Zanat m’topa bore,
M’ topa bore,m bjeshke arbnore,
Mirë tuj qitë, tuj u mahitë:
Ndritte hana si t’ish ditë,
Kur qe. hana, krejt pa pritë,
Ma s’ po don n’at log me ndritë,
E mbet toka n’ terr mberthye.
Boshti i saje si t ish’ kund thye,
Shungulloi s’ largut nji gjame,
E gjithshkafja u dridh nen kambë.
Mos u ça dysh Vizitori ?
Thue u shemb njajzi kund Tomori ?
Gjamë si kjo s’u ndie n’ ket dhe !
Mos kerkon kund mordja pre ?
Ma se ‘i buzë u shkep prej mailt,
Fshani ma se ‘i zemer djalit.
Shkambijt plasen per me e ndalë,
Zot i Madh, ty t’ kjoshim falë.
Fjala e jote s’kthyeka dalë!

Mori Zana emadhe e Shalës.
Pse t’asht lidhë ty shtielli i fjalës?
Si m’ je tërë e fort m’u zbeve,
Kah lahuten per curr theve :
E fort dnese, loden rrkajë
Tuj ra pylles e n’per ograjë.
Petkat Ishue e pa u shterngue,
Derdhun flokësh e pezmatue :
Kah m je nise, ku don me shkue?
Sa idhtë Zona ka piskatë,
E piskamja fort ka ngiatë!
— Mblidhniu Ore e mblidhniu Zana,
Futat m krye m i veni t’ tana :
Ulniu malit; ulniu kodres.
Hije e zezë na i ka ra Shkodres!
Kenka veshe Shkodra ne zi,
Veshë a n’ zi mbarë nji Shqypni
N’ Vatikan edhe nder Mbreten-.
Per shka ndodhe ka mbramë nder Freten,
Fort janë prekë e turbllue,
Fort Shqypnin e kan ankue,
Qyshse; mordja, ajo mizore.
Tuj m i hjeke-o puplen doret
Mbi nji shtroje ngri e ka
Fratin, t’ Madhin. qi n’ cdo va,
Kamben zdathe.zjarmin ne gji:
Me ‘i litar njeshun per i,
Gjithkund pri kame dobi.

Shpejt jane mledhë, shum jane bashkue,
Nja s’e ndien por tuj ligj’ rue.
Kapun sbashku dora-dora.
At’ mbloje t’ bardhe. qi kish’ shtri bora.
S’ duken t’ hecin. fluturojnë.
Çete mbas çete kah po shkojne.
N’ kishë t’ Shna Ndout, n’ Shkoder, si u kapen,
Ndeshen n’ morde me nji drapen ,
Mbi te deshten me u versulë
Por dishka po i ndalë, po i ulë
Rrethue m’lila e drandofille.
Nji vegim djergun pre; qielle:
Ke aj vend, ba tash nji log Zanash.
Mbrrijtkan n’ças dy bija nanash :
Tringa njana, veshe me drite,
Sa gjith Zanat me u çudite,
Me Eufrozinen vite bija ,
U kje Ishue n’at vend parijn.

Rreshtue Zanat çark per ane,
Dalin tash kto bija nane,
Bija nane jo ma t’shkreta.
Ardhe andej kah na vjen jeta:
Te arkivoli vend po xan .
T djathten Tringes-o po i a Ian.
Kam mbete Zanat shtang kur bija,
Me nji za si kulumrija,
Shka i thote shpirti ajo po shprehë.
Q’ se ka nisë e kshtu po njehë:

M’ kënke lodhe, qi po t gjëjë pshtetë,
Gjumë te randë ti m’paske fjete.
O puntuer i Zotit:
E dy syt, qi t’ vezulluene,
E dy dueret qi aq shum bekuene,
Kënkan ngri n’natë t’ sodit
I Bekuem. a çohe ‘i herë ?
Çou’i herë, si kurdoherë,
Edhe kqyr rreth vetit:

Mbare Atdheu per ty n’ kambë çue
Çete mbas çete t’ kan vallue.
Thue jane valë te detit,

Çou e kqyr si t’ desht Shqypnija,
Sa t’ nderoi ty Italija.
Sa fort bota t’ çmueka!

N’ gjysë të shtizës flamuret mbeten.
Rrajn sot gjindja, si kurr, n’ Freten-.
Zërnra vendit lueka,

Tuj pa pleq e tuj pa t’ ri,
Plot nderim e gjith dashtni.
Kah t’ vendojnë kunoren.

Vijn me t’ pa, pse mirë kujtohen.
Se po merr udhë t’ largët e Ishohen,
Per me t’ puthun doren.
T djathten duen-o me t’ shterngue,
E m’ të puplen me t’ vendue,
Puplen krejt florini ,
Pse edhe n kje se dora s’ t’ luen,
E n’ dsht mordja sot kah t’ muen,
Njajzi n’ trup kah t’ ngrini;
Gjithnji Atdheu kurr s’ do t’i’ harroje
Se, me at dorë ti i k e muroje,
N’ çase edhe per mnderë,
T’ mbaren vendit kah i a deshte.
Per ktë kurr ti nuk u heshte.
0 shkrimtar per ndere.

Ti Shqypnin sa here e pshtove,
Kah per kte kushtrimin Ishove.
N’ valen e rrezikut.
Kah ti nzite mbarë Malcin,
Me ndejë tok e msove ushtrin.
Ti m i u turrë anmikut ;
Tuj u thane: Kush des p’ r Atdhe’,
Aj s’ ka dekun, por ka le.
Nder fatosa njehet.

Çou-. A fort m’ u permallove,
M’ mori t’ gjindve syt i Ishove.
Ftyra qi po t’ zbehet?
Ngreku e t’ djathten ‘dhe ‘i here çoje.
Shypnin tande prap bekoje
Si ke bas a hera
Trashigime pa’m prej teje,
E na i lae. drejtue prej Feje
Na, si kurdohera,

Kem’ me i ruejtë e kem’ me i çmue,
Emnin t’and tuj e bekue,
N’ t’ endun t’ stines e t’ motit ,
Pse, edhe n’ dekka njeri i shkrete,
S’ des ideja per ket jetë,
E, me ndihme të Zotit,

Per shpirt t’ and Shqyptaret kah luten’
Per kanu tuj mbajtë LAHUTEN,
N’ kohë edhe ma t’ brishta,
Vorrin t’and kan me e kujtue.
Mbi vorr t’ and kan me u betue,
O Pater Gjergj Fishta!

I mbloi bijatrejae e bardhë,
Edhe u kthyen kah patën ardhë,
Zana e Ore atbotë me rend
Derdhne lule e e mbushne at vend ,
Mandej zhdukë-o porsi hije,
Mueren shpatin-. treten n vrrije,
E secilla u pa tu’ u ndale;
Zana e madhe si u la fjalë,
Bri ndo’ i shkambit ma n’ shëj dalë
E m’ shkambij e neper curra.
N’ kujtim t’ dites tridhete Dhetuer,
Dhem n fjalet-o, qi dikur
Frati i Madh t shtrika n leter,
Testamend kombtar, pa tjeter.
Fjalet e arta, qi s’ do t’ desin,
Qi n kutim të ktij do t’ mbesin
Per Shqyptarë, qi n’ vorr tu’ e urue,
Emnin ktij kan me i a amshue .
“Kurr. Shqypni; s’ kam me t’ harrue
Edhe n’ vorr me t’ permendë kam .

Nuk e di se si ta përfundoj këtë shkrim emocionues për mua, por po e citoj Patër Daniel Gjeqaj nga Seminari i Fishtës në Nju Jork: “Fishta foli shqyp, shqyp dhe vetëm shqyp”

Pushofsh në paqe o Patër Gjergj!