Shqiptarët në Plava dhe Gucia, filluan sot mbledhjen e të hollave për familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri.
Mbledhja e të hollave është duke u bërë në Plavë, pranë Shtëpisë së Kulturës, si dhe në GUCI në lokacionin METRO Caffe Bar, ku janë të vendosura kutitë për donacione.
Në shkresën e organizatorëve nga Plava dhe Gucia, i bëjnë thirrje të gjithë bashkëvendësve që të kontribuojnë me aq sa kanë mundësi për familjet e prekura nga tërmeti i datës 26 Nëntor i cili goditi Shqipërinë, duke shkaktuar shumë viktima dhe dukë lënë mijëra njerëz pa kulm mbi kokë.
“Ndihma juaj, sado e vogël qoftë, ka vlerë të jashtëzakonshme, që edhe ne nga Plava e Gucia t’i bashkohemi karvanit humanitar”, thuhet në shkresën e organizatorëve.
Siç, theksojnë, mjetet e mbledhura do të dorëzohen në Ambasadën e Shqipërisë në Podgoricë.
Në bazë të njoftimeve të fundit përkrahja për këtë aksion humanitar po vazhdon, ndërkaq emocionuese ishte ardhja e vogëlushëve të shkollës fillore në Guci që simbolikisht dhuruan nga 50 cent për vëllezërit e prekur nga tërmeti në Shqipëri.
Për çdo informatë mund të kontaktoni:
Shaban Prelvukaj +382 69 727 013
Asdren Çelaj +382 69 679 214
Dardan Qosaj +382 67 877 227
Ali Kukaj +382 69 298 283