Shtatorja e Skenderbeut do të vendoset në qendër të Ulqinit

Shtatorja e Gjergj Kastriotit Skënderbeut do të vendos në rrethrrotullim në qendër të qytetit, tek ndërtesa e Komunës së Ulqinit, në bulevarin që mban emrin e heroit tonë kombetar.

Sipas të përditshmes Vijesti, nga informacioni i marrë nga kryetari i Ulqinit Loro Nrekiq, Ministria e kulturës së Mali të Zi për këtë i ka dhënë pëlqimin Komunës së Ulqinit, transmeton Ulqini Online.

Poashtu mësohet se në bazë të projektit të arkitetktit Shpetim Maraj në pjesën frontale të shtatores do të shkruhet në gjuhën shqipe ”Gjergj Kastioti Skenderbeu 1405 – 1468” si dhe në gjuhën malazeze ”Đerđ Kastrioti Skendebeg 1405 – 1468”.

Afati për vendosjen e shtatores është muaji mars i këtij viti ndërsa të hollat do ti sigurojë fondacioni ”Simon Filipaj” së bashku me OJQ ”Don Gjon Buzuku” si nismëtar i projketit