Për tetë muajt e parë të këtij viti investimet e përgjithshme të shtetasve dhe kompanive të huaja në Mal të Zi ishin 524,44 milion euro, tregojnë të dhënat e Bankës Qendrore të Malit të Zi, shkruajnë Dnevne Novine.
Siç pohohet, shtetasit e Kosovës kanë investuar pak mbi katër, ndërsa ato të Shqipërisë 2,9 milion euro.
Pjesa më e madhe e parave nga këto shtete është investuar në blerjen e patundshmërive.