Sipas të dhënave të MONSTAT-it rroga mesatare në MZ, në nëntor ishte 721 euro

Të ardhurat mesatare pa taksa dhe kontribute në muajin nëntor, sipas të dhënave të MONSTAT-it, arritën në 721 euro dhe ishin 0.1 për qind më të larta se në muajin tetor. Rroga mesatare neto në muajin nëntor është rritur 34.8 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Rroga mesatare bruto në nëntor ishte 892 euro. “Nëse merret parasysh se çmimet e konsumit u rritën 0,9 për qind në muajin nëntor në krahasim me tetorin, rezulton se të ardhurat reale për të njëjtën periudhë shënuan një rënie prej 0,8 për qind”, thuhet në kumtesë. Rritje është shënuar edhe në sektorin e tregtisë me shumicë dhe pakicë, kurse rënie e të ardhurave mesatare neto në muajin nëntor krahasuar me muajin tetor është shënuar në sektorët e shërbimeve të akomodimit dhe ushqimet.