Kuvendi i Malit të Zi sot i dha mandatin Miodrag Lekiq për të formuar Qeverinë e re

Kryetarja e Kuvendit Danijela Gjuroviq në seancë njoftoi se meqenëse Presidenti nuk ka propozuar të mandatuar, janë plotësuar kushtet nga neni 7f i ndryshimeve në Ligjin për Presidentin dhe deklaroi se Miodrag Lekiq është  mandatuar për formimin e saj , i përkrahur nga nënshkrimet e 41 deputetëve. Lekiq u falenderua për besimin e dhënë, dhe theksoi se  presidenti ka pasur mundësinë të propozojë një të mandatuar, çka do ta bënte Malin e Zi më serioz si shtet.

Ai u bëri thirrje kolegëve të tij që të jenë në lartësinë e detyrës dhe të gjejnë një balancë mes interesave legjitime partiake dhe qëllimit të përgjithshëm.

“Nëse nuk hiqet dorë nga tregtitë që në të kaluarën i kaluan të gjitha kufijtë, atëherë nuk përjashtohet mundësia që unë të heq dorë nga formimi i qeverisë. Megjithatë besoj se ne të 41 nuk jemi shoqëri tregtare.”- tha ndër të tjera Lekiq.