SKANDAL/ Mali i Zi përsëri arreston atletin Irfan Domnori, i cili ishte i denuar për shkak të valëvitjes së Flamurit Shqiptar

Irfan Domnori, është arrestuar nga autoritet malaziase derisa po kalonte kufirin nga Shqipëria për në Malin e Zi.  

Ai me 16 nëntor pas Festës së Gështenjave në Krajë, u dënua me 300 euro dhe 60 ditë ndalese të kalimit të kufirit Shqipëri – Mali i Zi, sepse në dore mbante flamurin kombëtare. 

Kishte reagime te shumta nga të gjitha anët, por shteti nuk e përfilli zërin e askujt. Dënimi u zbatua dhe ne shenje solidariteti kombetare me Irfanin, gjobën prej 300 eurosh e pagoi shoqata “Rumia” nga Ulqini.

Sikur kjo nuk ishte e mjaftueshme, Irfani arrestohet përsëri nga autoritetet malazeze. Ai tentoi të kaloj kufirin me 27 dhjetor, pasi i kishte skaduar dënimi prej 60 ditesh dhe sipas fjalëve te mikeshes se Irfanit të postuar ne Facebook, Elida Jorgonit, ai kishte dëshirë të merrte pjesë në ekspozitën e fotografive në Ulqin. 

Mirëpo ai këtë ditë është arrestuar dhe familjarët nuk i ka njoftuar askush.

Sipas informacioneve nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi, Domnori është arrestuar për shkak të kalimit të kufirit në mënyrë të paligjshme dhe do të lirohet pas 14 ditësh burg.