Vuthaj 16 Gusht 2019
Sot ne orët e hershme te mëngjesit ndodhi edhe një akt tjetër kriminal ne Vuthaj. Me saktësisht ne orën 3 të mëngjesit persona te pa identifikuar dogjën sanën e Rexhë Musë Gjonbalaj në fshatin Vuthaj lagjja Gjonbalaj. Dëmi material është i madh na deklaroj familja Gjonbalaj, ku kishte me shume se 500 tuba te sanës te përgatitur nga Rexha për sezonin e dimrit, por edhe paisje te tjera për bujqësi . Edhe pse u lajmëruan organet përkatëse gjegjësisht policia, zjarrfikësit erdhën pas 40 minutave ndërkaq policia pas dy orëve. Mos efikasiteti i policisë për te mos zbuluar shume raste kriminale te kohëve te fundit te ndodhur ne Vuthaj ka zemëruar banoret ngase ngjarje te tilla bien ndesh me vlerat dhe virtytet e banorëve te Vuthajve por ngre dyshime te mëdha se veprat e tilla po i orkestrojnë njerëz qëllimkëqij për te ngre ngatërresa me përmasa me te mëdha.
/Plava e Gucia Sot