Skuadra shqiptare Deçiq nga Tuzi i prinë tabelës në elitën e futbollit malazez

Të premten dhe të shtunën janë zhvilluar ndeshjet e para të edicionit të ri në elitën e futbollit malazez! 

Skuadra shqiptare Deçiq nga Tuzi starton në mënyrën më brilante, duke e gjunjëzuar me rezultat 2:0 kampionin në fuqi Buduqnostin nga Podgorica!

Deçiq i prinë tabelës në Kampionatin e Malit të Zi! 

Skuadra nga Tuzi ka ndërtuar një ekip jashtëzakonisht të mirë dhe me synime për kreun e tabelës. 

Puna e palodhshme e kryetarit të klubit, Pal Dreshaj, me të gjithë të tjerët, e ka ngritur klubin në një nivel të lakmueshëm.

Fitorja e Deçiqit me golat e Ilir Camajt dhe Kristijan Vuajt ka bërë jehonë jo vetën në Mal të Zi.

Deçiqi përgatitet për sfidën e radhës në fundjavë, ku në Danillovgrad takohen me Iskrën, pastaj e presin Jezeron. 

Tabela