Skuadra shqiptare Deçiqi nga Tuzi, vazhdon me mrekulli në Mal të Zi! Deçiqi mundi sot skuadrën e njohur malazeze Sutjeska nga Nikshiqi dhe kualifikohen në gjysmëfinale të Kupës së Malit të Zi.
Deçiqi në Tuz ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Sutjeskës, në kuadër të çerekfinales.
Futbollisti Adrijan Rudoviq realizon në minutën e 75-të, gol i artë që e kualifikon më tej.
Deçiq po bën mrekulli si në kampionat po ashtu edhe për kupë. Deri me tash ka 16 ndeshje pa humbje, 14 në kampionat dhe dy për Kupë.
Presidenti i klubit, Pal Dreshaj, është jashtëzakonisht i kënaqur me këta djelmoshat, që po bëjnë më të mirën dhe synojnë finalen e madhe!