Shpesh kur kombëtarja e Kosovës ka ndeshje të rëndësishme me kombëtarët e tjera, kryetemë, përvec futbollit, bëhen simbolet e shtetit.
“Kurti theksoi se futbolli në Kosovë gjithmonë ka qenë sport i dashur, derisa tani sukseset e djemve dardanë po e bëjnë krenar të gjithë popullin. Ai u shpreh i lumtur që në kampin e Dardanëve ekziston një atmosferë shumë e mirë dhe harmoni ndërmjet lojtarëve, pasi kjo është garancë për suksese të reja. Në anën tjetër, presidenti Agim Ademi duke e uruar kryeministrin Kurti për detyrën e marrë, e falënderoi atë për vizitën dhe mbështetjen ndaj ekipit Kombëtar dhe i dhuroi një fanellë të ekipit kombëtar. Ndërkaq, në emër të futbollistëve kryeministrin Kurti e përshëndeti kapiteni Samir Ujkani, i cili falënderoi institucionet dhe tërë popullin për përkrahjen e madhe që i japin ekipit kombëtar, duke u zotuar se do të japin edhe më tutje maksimumin në fanellën e shenjtë dardane”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Gjatë këtij takimi, Kurtit iu dhurua një fanellë e Kosovës nga krerët e FFK-së me emrin e tij dhe numrin një.

Kujtojmë se të dielën Kosova ndeshet me Suedinë në “Fadil Vokrri”, kurse tri ditë më vonë “Dardanët” udhëtojnë për t’u përballur me Spanjën në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Botëror.