Organizata GERMIN, përmes vëzhguesve të akredituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), është duke vëzhguar procesin e verifikimit të pakove me fletëvotime nga jashtë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR). Përmes një postimi në Facebook, nga kjo organizatë kanë bërë të ditur se deri sot në mesditë, 21 mijë e 212 votues janë verifikuar, 6 mijë e 401 votues të refuzuar dhe 14 mijë e 811 të aprovuar. Sipas kësaj organizate, një pjesë e zarfeve të refuzuara do të rishqyrtohen edhe njëherë nga KQZ, para se të fillojë procesi…
Lexo më shumëTag: Diaspora
Diaspora thyen rekord — Rreth 700 milionë euro hyjnë në Kosovë, 11% më shumë se vjet
Pikërisht në kohën kur kosovarët kishin më së shumti nevojë, bashkëvendësit që jetojnë në vende të ndryshme të botës kanë befasuar me dërgesat e tyre. Në vitin më të vështirë që nga paslufta diaspora ka thyer edhe rekordin e remitencave. Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, deri në shtator, 697 milionë euro kanë hyrë në Kosovë nga diaspora, apo 11 për qind më shumë se vitin e kaluar. Pjesa më e madhe e tyre janë nga Zvicra e Gjermania. Me këto para financohet kryesisht konsumi I familjeve në…
Lexo më shumë