Mali i Zi: Një shqiptar bëhet asambleist në Rozhajë

Në zgjedhjet e fundit me 23 tetor 2022 që u mbajtën dje në disa komuna të Malit të Zi, në Komunën e Rozhajês garuan 7 parti.  Me partin në pushtet, Partisë Boshnjake kandidoi edhe shqipëtari  Faruk Daci i cili mori vota të mjaffueshme për tu bërë asambleist. Përndryshe komunën e Rozhajês e udheheqe Partia Boshnjake që dy mandadte (2014-2018, 2018-2022). Sipas rezultateve në  periudhën e ardhshme do ta udhëheqë me pushtetin absolute Partia Boshnjake me 22 asamblist, duke i lënë partitë tjera mbas: DPS e Gjukanoviqit me 8 mandate, URA e…

Lexo më shumë

U promovua libri “Husajt e Malësisë së Rozhajës” të autorit Haxhi Lajçi

Në sallën e Kuvendit Komunal në Pejë u bë promovimi i librit“Husajt e Malësisë së Rozhajës” të autorit Haxhi Lajçi, një libërky monografik për banorët e fshatit Husaj që gjindet 8 km largqytetit të Rozhajës. Ku këta banorë të fshatit Husaj, të fisit Lajçi, që kryesisht kanë mbiemrin Lajçi dhe Husaj. Në emër te insitucioneve komunale në Pejë foli drejtori i arsimit, z. Besim Avdimetaj. Ndërsa në emër të Këshillit Kombëtar tëShqiptarëve në Mal të Zi, foli kryetari Faik Nika, i cili theksoi, “Ne shqiptarët që jetojmë në trojet tona, pavarësisht se në cilinshtet jetojmë sot, padrejtesisht të ndarë në disa shtete ngahistoria dhe Fuqitë e medha, ne sot punojmë dhe veprojmë atyku jemi, në ato shtete ku jemi, për të ruajtur, kultivuar e promovuar kulturën, gjuhën dhe traditat tona. Shembulli më imirë është sot i zotit Haxhi, i cili na ka mbledhur sot në këtëtubim, për të promovuar vepren e tij në gjuhën shqipe, e cilaështë themel i fortë për të mbrojtur identitetin tonë. Veprimtariae Haxhiut dhe veprimtarëve tjerë nga Rozhaja, Plava, Gucia, Malësia, Ulqini, Kraja që kanë karakter kombëtar, e që meritonnjë lavdatë.“ Për librin foli recensenti Prof. Dr. Valdet Hysenaj: “Libri që nëfillim trajton Kelmendin si territor, gjenezen, levizjet hapsinoretë banorëve, duke marrë si pikënisje defterin e Sanxhakut të mbiShkodrës të vitit 1485, e për të vazhduar me mendimet dhestudimet e autorëve të tjerë, që nga Koronelli e deri tek zonjaDurham. Për të vazhduar me origjinën e Kelmendasve, Vukel, Nikç, Selcë, Luftën 500 vjeqare në Peranorinë Osmane, pastajmesjeten, legjendet e origjinës së fisit të tij. Në këtë vepër gjejmëshumëçka me vlerë, që nga Husajt dhe shtrirja gjeografike, kushtet e popullatës së Rozhajës në vitet e 30-ta, Sharrat e ujit, pyjet dhe tokat e Husjanëve nën mbretërine Serbo-Kroate-Sllovene, tragjedinë e Ishtedimit në epiken popullore. Ndërtimi igjeanologjisë të djemve të Tahir Husit, historinë e nipave dhestërnipave. Nipat nga kohërat më të lashta, pjesëmarrsit nëluftën e Pazarit, aktgjykimi i ashtuquajturit i rastit të RexhëKrasniqit, Vrasjet dhe burgosjet e Husjanëve gjatë gjithëkohës.” Të pranishmit gjithashtu i përshendetën Marash Dedvukaj, Ramiz Qorraj, Gjergj Camaj, Velia Muriq, Shefko Liçina, IsmetHoxha, Sokol Daci, Agim Berdynaj, Rrahman Lajçi, DedëNdrecaj, Enver Muratoviq, Zeqir Mehmetaj, duke e përgëzuarautorin për vepren dhe uruar suksese. Faruk Daci Në fund autori falenderon Fondin për pakica për financimin e këtij libri, si dhe falenderon personat që kanë qenë shtyllepërkrahjeje të kësaj vepre: Qerim Ukë Lajçi, Kadrush Selman Husaj, Xhemë Husaj, Ismet Hoxha, Feride Lajçi – Ganiq, Isa Qorraj, Ukë Ramë Lajçi, Azem Sadri Husaj, Mehmet Ali Husaj, Avdi Brahim Husaj, etj. 

Lexo më shumë