Organizata GERMIN, përmes vëzhguesve të akredituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), është duke vëzhguar procesin e verifikimit të pakove me fletëvotime nga jashtë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR). Përmes një postimi në Facebook, nga kjo organizatë kanë bërë të ditur se deri sot në mesditë, 21 mijë e 212 votues janë verifikuar, 6 mijë e 401 votues të refuzuar dhe 14 mijë e 811 të aprovuar. Sipas kësaj organizate, një pjesë e zarfeve të refuzuara do të rishqyrtohen edhe njëherë nga KQZ, para se të fillojë procesi…
Lexo më shumë