Qeveria e Malit të Zi shkarkon kuadrot e ASH dhe Forcës, reagon për Listën Shqiptare, Nimanbegu

Raporti i Qeverisë së Malit të Zi ndaj popujve pakicë,  shihet edhe përmes shkarkimit të  kuadrove të Listës shqiptare, ka kumtuar deputeti, Genc Nimanbegu. Ai, ka vlerësuar se ftesa publike e drejtuar listës shqiptare që të jetë pjesë e Qeverisë, nuk ka qenë e sinqertë, por vetëm demagogjike dhe protokollare, gjë të cilën,  siç ka theksuar ai e vërteton edhe mënyra e shkarkimit të funksionarëve të kësaj liste, drejtorët e drejtorive në Ministrinë e arsimit dhe në ministrinë e turizmit dhe të cilët ishin pranuar në bazë të  konkursit publikë.…

Lexo më shumë

Parlamenti malazez miraton ndryshimin e Ligjit për Liritë Fetare

Parlamenti i Malit të Zi ka miratuar ndryshimet në Ligjin për Liritë Fetare. Pro ndryshimeve votuan 41 deputetë të shumicës qeverisëse. Deputetët e opozitës nuk morën pjesë në punën e parlamentit, pasi ishin të pakënaqur me ndryshimet e propozuara në ligj. Këto ndryshime u hartuan nga Qeveria e re malazeze, me kërkesë të Kishës Ortodokse Serbe. Të hënën mbështetësit e opozitës kanë zhvilluar protesta në kundërshtim të ndryshimeve në këtë ligj. Ligji për Liritë Fetare është miratuar nga qeveria e kaluar, e udhëhequr nga Markoviq, në fund të vitit 2019.…

Lexo më shumë