Ambasadorja në detyrë, Vlora Çitaku ka reaguar pasi Gjykata e Lartë në Beograd i dha të drejtë Aleksander Vulinit për përdorimin e termit fyes “shiptari”. Çitaku ka thënë se me këtë vendim, Gjykatat në Serbi kanë vulosur racizmin ndaj shqiptarëve. “Gjykatat në Serbi vulosën racizmin ndaj shqiptarëve. E papranueshme, por jo befasuese. Kjo nuk është dhe nuk duhet të mbetet vetëm betejë e shqiptarëve të Luginës”, ka shkruar ajo.
Lexo më shumë