Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi, i ka dal në mbrojtje ministres së Jashtmë të Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, pasi që zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës, gjatë tërë ditës e kanë kërkuar dorëheqjen e kryediplomates.
Lajçi ka shkruar në profilin e tij në Facebook se dorëheqjen e Gërvallës po e kërkojnë ata që e kanë votuar Gjykatën Speciale.
Aktori ka kërkuar nga ministrja e Jashtme që mos të ndalet përkunër kritikave. Gjersa, ka kujtuar se është vajza e veprimtarit të çështjes kombëtare, Jusuf Gërvalla, që ka bërë shumë për Kosovën.
Ja shkrimi i Çun Lajçit:
Unë Çuni, që gja nuk di!
Ju të DDK-së
Keni mbetë tue u sill rreth mullarit t’lamës, e as elb me fshi as tërshanë, e konopi i shkurtë ka qëllua e as mu lidhë as mu zgjidhë, u batë gaz i kombit!
Kur votohej Specialja, i futshi n’podrum nji nga nji ( jo grushta me i rreh, po me i bind me votua me zor) e ata që s’iu bindëshin i quejshit tradhëtarë! (Iu kemi në internet, për fat!)
Kqyre tash shqiptarin e PDK-së.
Po ata që e votuen vet, i kërkojnë nji zonje, nji t’vetme që i mban n’strajcë krejt ata, me dhanë dorëheqje, pse kjo dikur i paska akuzua Hashimin e Kadrinë!?
– E pse i çuet n’Hagë pra?
Juve po iu pyes, pse ju i çuet, pse?
A e themeluet gjykatën?
A e votuet? Për kend e votuet?
Hajt ti Enveri i ditun trego?
Pse ti s’flet po të tjerve u shkruen çka me folë?
E keni ditë se për kend po e votoni, e mënzi keni pritë me ua nxanë vendin!?
A dini mu ndalë me marri, apo jeni tue u lidhë edhe ma fort për mullarit?!
Këputeni konopin e turpit e mos u lidhni për gjuhë, se iu duhet ende me tregua kush ishit për dekada!
Donika asht e Isufit e ju kurrë si bani veprat madhore të tij, e Donika asht shpatë që s’tupitët!
Ecë Donikë, ti s’je me fshi tërshanë. Vazhdo he t’priftë e mbara, se shqiptari gjithçka pranon, veç suksesin s’ta duron, thoshte Ramiz Jakup Kelmendi!
Unë Çuni që s’din kurgja, i smutë fola!
Spital, 04.05.2021