Sot 22 vjet nga rënja heroike e dëshmorit Muharrem Smajl Vuthaj (18.2.1947 – 4.5.1999)

Njëri prej atyre që me vetëmohim ia dhuroi jetën lirisë së Kosovës, është edhe pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Muharrem Vuthaj.Te ky burrë ishte brumosur që herët vetëdija e militantizmit kombëtar, prandaj lindja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të gjejë te ai luftëtarin e gatshëm dhe ushtarin e përgatitur për ta sfiduar barbarinë serbe, e cila që prej një shekulli po bënte ligjin në Kosovë.