Çka mshifet mbas këtyre titujve:
Me siguri u ka ra në sy se si shpesh lexon një titull për një informatë kinse sensacionale, dhe kur fillon të lexosh lajmin e kupto se nuk është asgjë e re ne përmbajtje nga ky titull, vetëm një e njohur qe e ke ditur, por portali ne fjalë e vendos atë titull bombastik sepse ka një interes të vogël ekonomik.
Kjo metodë e funksionimit funksionon kështu: Pasi të lexosh informatën apo lajmin ju del një reklamë dhe nëse kliko në reklamë portali fiton 2 cent përafërsisht ose me shumë ose më pak mvarësisht nga klikimi i yti në reklamë.
Këto portale duke mos pasur emër dhe reputacion te ndertuar ne etik dhe vlera te mirëfillta tentojnë qe përmes titujve bombastik të tërheqin vëmendjen e lexuesit duke u nisur nga parimi i interesit të tyre personal gjegjësisht përfitimeve të vogla ekonomike.
Shumë mirë që fitojnë nga kjo mënyrë e reklamimeve , është kjo një zgjuarsi por çka është jo etike se portalet me tituj të mëdhenj atdhetarie dhe shkrime atdhetare, po në njëjtin portali atdhetar, e emërtim krahine apo treve sheh çfarëdo niveli të ulët lajmi dhe informate, pa asnjë pikë vlere dhe që e meritojnë të gjenden në shporta të mbeturinave e jo të përziera dhe të bëra lamesh ku nuk e din a ke të bësh me atdhetari apo me prostitucion.
Plava e Gucia Sot