Tivar: Një person kërcënon me eksploziv. Evakuohet ndërtesa

Policia e Tivarit ka evakuuar banorët e ndërtesës në rrugën Marshall Tito në Tivar, për shkak të kërcënimit të një personi se do të përdorë eksploziv, bëhet e ditur për portali RTCG nga Qendra Operative e Komunikimit të Drejtorisë Policore. Ai u prezantua për media si Edin Begziq dhe tha se nuk do të dorëzohet derisa të paguhen punëtorët e “Primorkës”.

Ai i tha se nëse  zëvendëskryeministrit Dritan Abazoviq dërgon sigurim privat, ushtrinë apo policinë për të “sulmuar punëtorët”, ai do të jetë përgjegjës për “kaosin që pason”.

Mësohet se aktualisht policia po vazhdon bisedimet me personin në fjalë./ Tv Teuta