Tragjedi në Flatbush, Brooklyn: Mbikqyresi i një ndërtese në Brooklyn ndërroi jetë pas përpjekjes së ti të zmbrapste një hajdut pakosh

E perditesuar:

Vëllai i shqiptarit, që u raportua se u vra në New York nga hajnat, thotë se ai vdiq nga arresti kardiak

Një kosovar 41-vjeçar ka vdekur në New York, bëhet fjalë për Burim Havollin, i cili ishte mbikëqyrës i një ndërtese, e cila u bë cak i hajnave. Vdekja e tij, sot u raportua si një vrasje pas sulmit që Havolli e mori nga hajnat. Por, Fitim Havolli vëllai i Burimit  për RTV21 ka konfirmuar se ai nuk është vrarë, sipas tij, dyshohet se Burimi ka pësuar arrest kardiak.

Fitimi ka treguar se i vëllai ka ndërruar jetë në banesën e tij, pas një parandalimit të një vjedhje në ndërtesën ku ai ishte mbikëqyrës.

Tutje Fitimi ka treguar se Burimi pas incidentit me hajnat ishte marrë në pyetje nga Policia, ”Më pas kthehet në banesën e tij, ku ai nuk e ka ndjerë vetën mirë me shëndet për çka kishte njoftuar familjarët, dhe pak minuta më vonë ai ndërroi jetë”.

Fitimi tregon se janë në pritje të përgjigjes së mjekësisë ligjore për vërtetuar saktësisht shkaqet e vdekjes së Burimit.

Përmes RTV21, Fitimi bën thirrje që mediat mos të raportojnë se ”Burimi është vrarë”.

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

Nga Beqir Sina

New York, (13 nëntor 2025): Burim “Benny” Havolli, 41 vjeç, mbikqyresi (super) i një ndërtese (pallati 8 katësh) me origjinë shqiptare, humbi jetën pas një “përleshjeje” me një hajdut të dyshuar paketash.

Sipas televizionit të qytetit News12, ngjarja ndodhi më 12 nëntor rreth orës 8 të mëngjezit në 1199 Ocean Avenue, pranë rrugës Glenwood Road.

Sipas policisë së NYPD-së dhe dëshmitarëve, Havolli kapi në flagrancë një burrë 30 vjeç që po vidhte paketa në hollin e ndërtesës. Debati u kthye në përleshje fizike. Hajduti e goditi disa herë në kokë me celularin e tij. Ndërkohë, që Havolli e mbajti të ndaluar derisa mbërriti policia dhe e arrestoi personin e dyshuar.

Gazetari i kronikës i News12 nga vend/ngjarja, tha se fillimisht, Havolli nuk mori ndihmë mjekësore, duke u kthyer në apartamentin e tij në katin e dytë.

Atje filloi të vjellë, dhe u rrëzua pa ndjenja në prani të gruas së tij. U dërgua urgjentisht në spitalin më të afërt Kings County Hospital, por nuk mbijetoi plagëve të rënda në kokë.

“Nuk ka fjalë për të shpjeguar. Është trishtim i madh. La pas tre fëmijë të vegjël, 1 deri 4 vjeç. Nuk besoj se nuk është më,” tha kushëriri Petrit Havolli për mediat amerikane.

Shtypi lokal thotë se Burim Havolli punonte prej mëse 15 vitesh si supervizor në atë ndërtesë. Ishte i dashur nga banorët, i kujdesshëm dhe shumë puntor.

Policia tha se ai shumë herë kishte paralajmëruar për vjedhje paketash që ishin bërë problem i madh në atë zonë, dhe ndërtesën ku ai ishte super.

Personi i dyshuar, është një 30 vjeçar, dhe është në polici hetim për marrje në pyetje. Ngjarja është në hetim dhe ende nuk ka akuza zyrtare.

NYPD me anë të zëdhënsit të saj thotë se është mjekësia ligjore ajo që do të përcaktojë vrasjen.

Gazetarët thonë se komuniteti shqiptaro-amerikan në Brooklyn është në shok: “Burimi ishte njeri i mirë, familjar. Punonte ditë e natë për të mbajtur familjen,” thonë miqtë.

Policia kërkon informacione dhe ndihmën e qytetarve : Telefononi Crime Stoppers: 1-800-577-TIPS (8477) ose online në www.nypdcrimestoppers.com.

Video : https://brooklyn.news12.com/person-of-interest-in-custody-after-flatbush-building-super-