“Trojet tona” organizojnë ekskurzione për filloristë në vendet historike në Shqipëri

Fondacioni “Trojet tona” edhe këtë vit organizon dhe koordinon me eksurzionet për nxënësit e shkollave fillore  nga Rozhaja, Plava e Gucia, Kraja dhe Ana e Malit. Qëllimi i këtyre ekskurzioneve është që filloristët tanë të njihen sa më afër me vendet historike nga e kaluara e popullit shqiptar, shkruan Ulqini Online.

Në agjenden e ekskurzioneve është vizita e vendeve historike dhe turistike si Kalaja e Rozafës në Shkodër, Memoriali i Gjergj Kastriotit në Lezhë, Kalaja e Krujes, Amfiteatri i Durrësit, Muzeu Kombëtar dhe Shtëpia e Pavarsisë në Vlorë dh Apollonia në Fier.

Në këto ekskurzione do të përfshihen katër grupe. Në grupin e parë janë 55 nxënësa nga shkollat e rrethit te Rozhajes të cilët ekskurzionin e tyre e përfunduan javës së fundit. 

Në grupin e dytë janë të planifikuar 150 nxënësa nga Plava e Gucia. Në grupi e tretë do të jenë 130 nxënësa dhe prindër nga kursi i Gjuhës Shqipe që Fondacioni Trojet Tona po i organizon në Rozhaje.

Grupi i katërt dhe i fundit do të jenë 55 nxënësa nga Ana e Malit dhe Kraja. Shpenzimet për nxënësit nga Kraja i mbulon Shoqata Kraja.

 Pjesë e këtyre organizimeve janë nxënësit e klasave të VIII-ta së të udhëhequr me mësimdhënësit e tyre.

Nxënësit janë të liruar nga çdo llojë pagese.

Më këto lloje të organizimeve Fondacioni Trojet tona vazhdon punën e jashtëzakonshme që po bënë në vendlindje duke targetuar të gjitha shtresat e sidomos të rinjtë dhe më të vegjëlit tonë.