U hap mbrëmë në QKI ,,Malësia” në Tuz – ,,Java e Filmit Shqiptar” me shfaqjen e filmit ,,Nëntori i ftohtë” të regjisorit Ismet Sijarinës, si dhe filmit me metrazhë të shkurtë ,,Paqja’’ me regji të Gabriell Camaj.
Në aktivitetin e hapjes, përveç një numri të madh qytetarësh, të pranishëm ishin edhe ministrja e Kulturës dhe Medias Masha Vllaoviq, ministri i Administratës Publike Msc Marash Dukaj, zëvendës ambasadori i Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi Arben Doci, zëvendës ambasadori i Ambasadës së Republikës së Kosovës në Mal të Zi Ruzvelt Frrokaj, drejtori i Kinotekës së Malit të Zi Goran Bjellanoviq, drejtoresha e Qendrës së Filmit, Aleksandra Bozhoviq, dekani i fakultetit të artit skenik, Universitetit i arteve, Tiranë Petrit Malaj, shef i departamentit të regjisë Universiteti i arteve, Tiranë Alert Celoaliaj, regjizorët Nikolla Vukçeviq dhe Samir Kumbaro, kryetari i Kuvendit të Komunës së Tuzit Fadil Kajoshaj, nënkryetari i Komunës Ivan Ivanaj, si dhe sekretaria e Sekretariatit për Vetëqeverisja Lokale Marina Ujkaj.
Drejtori i Kinotekës së Malit të Zi, Goran Bjellanoviq në fjalën e tij përshëndetëse u zotua se për projekte të tilla gjithmonë do gjejnë mbështetje dhe bashkëpunimin nga institucioni qe përfaqëson.
Në fjalën e hapjes së aktivitetit, sekretarja e Sekretariatit për Vetëqeverisje Lokale, Marina Ujkaj, falënderoi pjesëmarrësit dhe theksoi se Komuna e Tuzit po punon gjithnjë e më tepër në zhvillimin e kulturës dhe se aktivitete të tilla kulturore do të organizohen gjatë gjithë sezonit verorë.