Ambasadorja e dikurshme në Podgoricë Gudrun Elizabet Shtajnaker deklaroi se Ambasada e Gjermanisë në Mal të Zi po bisedon me Komunën e Ulqinit rreth mundësisë që një ekspert gjerman të hartojë planin e ri menaxhues për Kriporen.
Edhe nga Komuna e Ulqinit vërtetuan se kontrata me ekspertin gjerman është gati dhe se pritet miratimi i Planit të Administrimit të Kripores së Ulqinit.
Shtajnaker shtoi se tani çështja kryesore, për të cilën duhet dhënë përgjigja para pjesës së mbrojtjes së Kripores, është kush është pronari i tokës në Kripore duke theksuar se kjo është çështje e vullnetit politik të shtetit.
Ajo shtoi se askush nuk do të investojë në projektin ku nuk dihet pronësia.