URIM PËR ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

Portali Plava e Gucia Sot uron Lëvizjen VETËVENDOSJE! për fitoren e arritur në zgjedhjet parlamentare në Republikën e Kosovës, një fitore që buron nga vullneti i lirë i popullit dhe përfaqëson vazhdimësinë e përpjekjes për drejtësi, barazi, sovranitet dhe shtet të fortë.

Me krenari të veçantë përshëndesim popullin e Kosovës, i cili edhe në këto zgjedhje dëshmoi pjekuri të lartë demokratike, kulturë qytetare dhe përgjegjësi kombëtare, duke treguar se demokracia kosovare është e gjallë, e fortë dhe e rrënjosur në vlerat e lirisë.

Këto zgjedhje janë dëshmi se rruga e Kosovës është e pakthyeshme drejt konsolidimit shtetëror, zhvillimit dhe dinjitetit kombëtar, duke respektuar sakrificën e madhe historike që u bë për liri.

Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të rënë për lirinë e Kosovës!
Lavdi luftës çlirimtare!
Lavdi popullit sovran të Kosovës! 🇽🇰

Urime Kosovë, sot dhe përjetë!

Portali Plava e Gucia Sot