Redaksi e portalit “Plava e Gucia Sot” së bashku me bashkëpunëtorë dhe miqtë të faqes ju uron ju të dashur bashkëkombas FESTËN E FLMURIT
Është kjo datë e krenarisë, datë e luftës shekullore për mëvetësinë e tokave shqiptare nga zgjedha e okupatorëve të vjetër e të ri. Mos të harrojmë se u deshtë mund e sakrifica të mëdha që të arrihej kjo datë dhe ditë e madhe e kombit. Edhe pse e cunguar SHQIPERIA mbijetoj, përkundër apetiteve gllabëruese të fqinjëve, por edhe padrejtësive të Evropës dhe fuqive antishqiptare të kohës. Plava dhe Gucia ishin ai gurëthemel i parë i inicimit të mbrojtjes së kauzës nacionale kombëtare shqiptare duke u bazuar ne vendimet e Lidhjes se Prizrenit. Lufta heroike e Nokshiqit 1879/80 kundër okupimit nga Mali i Zi, ndërtoj bazamentin e kauzës kombëtare. Dëshmi e kohës është edhe Flamuri më i vjetër kombëtar që sot ruhet nga beteja e Nokshiqit në Muzeun Kombëtar në Tiranë
URIME FESTËN E FLAMURIT
“Plava e Gucia Sot”