URIME 28 NËNTORI ~ URIME FESTËN E FLAMURIT

Redaksia e portalit “Plava e Gucia Sot”, së bashku me bashkëpunëtorët dhe miqtë e faqes, ju uron të gjithë bashkëkombasve kudo që ndodhen FESTËN E FLAMURIT.

28 Nëntori është data e krenarisë sonë kombëtare — dita që përmbledh shekuj të tërë luftë, sakrifice dhe përkushtimi për lirinë dhe mëvetësinë e tokave shqiptare. Është kujtesa jonë historike për përballjet me pushtimet e vjetra e të reja, për padrejtësitë e Fuqive të Mëdha dhe përpjekjet e pandalshme për mbijetesë kombëtare.

Edhe pse Shqipëria mbeti e cunguar, ajo mbijetoi falë rezistencës, gjakut dhe besës shqiptare.

Plava dhe Gucia ishin gurëthemel i kësaj rezistence. Pikërisht këtu u ngrit forca e parë e organizuar për mbrojtjen e kauzës kombëtare, në frymën dhe vendimet e Lidhjes së Prizrenit.

Lufta heroike e Nokshiqit (1879/80) kundër aneksimit nga Mali i Zi jo vetëm që ndali pushtimin, por ndërtoi bazamentin e vetëdijes dhe luftës moderne shqiptare. Dëshmi e pavdekshme e kësaj epopeje është Flamuri më i vjetër kombëtar, i cili u mbajt pikërisht në atë betejë dhe që sot ruhet me nder në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë.

Në këtë ditë të shenjtë, nderojmë të parët tanë, ruajmë kujtesën dhe forcojmë dashurinë për atdheun.

URIME FESTËN E FLAMURIT!

Me respekt,

“Plava e Gucia Sot”