Një figurë e lartë ushtarake ruse është vrarë në Ukrainë, sipas mediave duke cituar një postim në rrjetet sociale nga kolegu i tij.
Mediat ukrainase të lajmeve raportuan se Andrei Sukhovetsky, një ndër gjeneralët që drejtonin sulmin mbi Ukrainë si edhe forcat speciale “Spetsnaz” ishte vr*arë dje pasdite.
Mediat cituan një postim në VKontakte që njoftonte humbjen, shkruar nga Sergei Chipilev, një përfaqësues i grupit të veteranëve rus, “Vëllazëria në Ushtri”.
“ Me dhimbje të madhe mësuam lajmin tragjik për humbjen e mikut tonë, gjeneralmajor Andrei Aleksandrovich Sukhovetsky, në territorin e Ukrainës gjatë operacionit special ushtarak”, thuhet në postimin e tij, pa specifikuar rrethanat.

Christo Grozev, drejtor ekzekutiv i uebsajtit të verifikimit të fakteve Bellingcat, postoi në Twitter lajmin për vdekjen, duke shtuar se ky ishte një demotivim i madh për forcat ruse.
https://www.newsweek.com/russia-ukraine-sukhovetsky-conflict-1684441