Varrezat shekullore në bjeshkën e Trojanit në afërsi të qytetit të Gucisë, kohëve të fundit janë dëmtuar shumë nga keqbërësit e ndryshëm duke bërë kështu një dëm të pa riparueshëm trashëgimisë në këto treva ilire.
Ky gur varri siç na njofton Kelmend Ahmetaj nga vendlindja dhe siç shihet ne video ishte hjekur nga keqbërësit nga varri dhe e kishin rrokullisur, sepse ato ishin varreza shqiptare.
Një nga gurët e rrokullisur thekson Kelmendi e kishte te shënuar vitin 1670 fakte këto qe pa mëdyshje qe vërtetojnë se janë varreza shqiptare, por ju përket njohëseve te arkeologjisë shton ai qe te studiojnë me ne thellësi përshkrimet ne ketë gur sa nuk janë shkatërruar krejt nga dora shkatërrimtare .
Çka është alarmante është se keqbërësit disa nga këta gur te gdhendur dhe te lasht po i marrin dhe vendosin se pjese e dekorimeve personale ne shtëpiat e tyre.