NË VUTHAJ FILLOJ TË NDËRTOHET KËNDI I LOJRAVE

Vuthaj 25 Tetor 2017

Sot pran shkollës se fshatit ne Vuthaj filloj te ndërtohet këndi i lojërave i shkollës se fshatit. Është ky një lajm i mirëseardhur për vocërraket Vuthjan dhe mësuesit e shkollës fillore te fshatit Vuthaj. Kjo mini fushë sportive do te jetë moderne dhe e pajisur me te gjitha pajisjet e duhura për te kënaqur vogëlushet e fshatit tonë.
I tere ky investim po financohet nga bashkëfshatari i ynë Salih Rama Gjonbalaj qe jeton dhe vepron ne New York te SHBA-ve.
Është kjo edhe një dëshmi se diaspora nuk harron hallet e vendlindjes.
Diaspora nuk ka harruar edhe shkollën dhe gjendjen jo te mire te saj, qe besojmë ne një te ardhme jo te largët do te jetë projekti i radhës.