VAZHDOJN KRONIKA TE NJEJETA IRITUESE GAZETARESKE NE PLAVE GUCI Plaga…

VAZHDOJN KRONIKA TE NJEJETA IRITUESE GAZETARESKE NE PLAVE GUCI

Plaga e mërgimit nuk është diçka e Re për ne Plave Guciasit, është një plagë qe rendon edhe ma shume jetën dhe mbijetesën ne Plave Guci te shqiptarëve autokton . Brenda dy javëve dy kronika me përmbajtje te njëjtë dhe atë ne prag te sezonit turistik ne Plave Guci, është shume irituese sjellja e këtyre gazetarëve me kronikat e tyre gazetareske. Si gazetari i Zërit te Amerikës, Ali Salaj ( e transmetuar sot me 9 Korrik 2017) dhe gazetarja e RTK-se (para dy javëve) pothuajse shfrytëzojnë materiale identike sa për ta ber një kronik dhe kushtimesh thënë sa për përfituar diçka nga raportimet e tyre.
Valle ku është etika e tyre dhe a nuk shohin asgjë pozitive, vetëmse me kësi lloj kronikash ne prag te sezonit turistik dekurajojnë edhe me shume ata shqiptar qe qëndrojnë dhe mbijetojnë në Plave Guci, ua humbasin vullnetin duke paraqit një jete kaq te zymtë. Pse vallë këta gazetar nuk shtjellojnë temën e turizmit dhe duke shikuar një ringjallje te vogël te turizmit dhe raportuar për diçka pozitive dhe përkrahur dhe stimuluar këtë industri jetike për Plave Gucinë.

Leave a Comment