Vazhduan punët në rikonstruksionimin e “Rrugës së Kosovës” në Guci

Guci – Në Guci, kohë më parë vazhduan punët në rikonstruksionin e Rrugës së Kosovës (Kosovska ulica), të cilat janë ndërprerë kah fundi i vjeshtës së kaluar për shkak të kushteve të pavolitshme atmosferike për punë. 

​Vazhdimin e rikonstruksionit të rrugës në fjalë, gjatësia e të cilës është 150 metra, është duke e kryer Firma ndërtimore “Temko” nga Nikshiqi, kurse vlera e kontratës së nënshkruar është 143.760 euro.

​Këshilltari në Drejtorinë e punëve publike të Malit të Zi, GoranShkatariq, gazetarit i ka njoftuar se në vazhdë janë punët në gërmimin e kanalit për instalimin e rrjetit të ujësjellësit dhe të kabllove të forta të korrentit elektrik.

​Së shpejti pritet që sipërfaqja e themelit të rrugës të jetë e përgatitur për asfaltim.

Shaban Hasangjekaj