VDİQ PËRKRAHËSİ DHE MBROJTËSİ KRİMİNELËVE TË LUFTËS

Mitropoliti Amfilohi ishte i njohur qe i “beson Zotit dhe Arkanit

Mitropolia e Cetinës ka publikuar lajmin qe ka vdekur mitropoliti Amfilohi.

Amfilohi ka qenë njeriu i dytë në hierarkinë e Kishës Ortodokse Serbe me seli në Beograd, fill pas patrikut İrinej por  kohëve te fundit ishte përzier e  madje kishte marre edhe pjesë aktive në fushatën parazgjedhore në Mal të Zi duke i mobilizuar masat proserbe e proruse “në mbrojtje të shenjëtoreve serbe” kundër presidentit Millo Gjukanoviq. Gjatë kësaj fushate është treguar më serbomadh e më radikal sesa edhe vetë A.Vuçiq.

Përkundër deklaratave  demagogjike lidhur me angazhimin e tij për paqe e për sundim të ligjit, Amfilohi mbahet në mend si person i cili i ka përkrahur dhe strehuar në Manastirin e Cetinës  Arkanin e “tigrat” e tij gjate viteve 1991 dhe 1992 dhe duke ua bekuar armët më të cilat ata kryen masakra të tmerrshme ne Kroaci, Bosnje e ne Kosovë.

Amfilohi po ashtu i ka strehuar kriminelet e luftës R.Karaxhiq dhe R.Mlladiq gjatë fshehjes së tyre nga drejtësia ndërkombëtare.

/Plava e Gucia Sot