Të ndihmojmë Dr. Arbër Binak Ulaj

Të dashur bashkëkombas

Të dashur bashkëvendas

Jemi mësuar gjithmonë kur kemi nevojë në përditshmërinë tonë të ju drejtohem doktorëve për ndihmë,  por nuk jemi mësuar që Doktorët të presin ndihmën tonë .

Edhe pse e pazakontë megjithatë sot filluam një aksioni humanitar për të ndihmuar intelektualin e Ri të trevës tonë që po ballafaqohet me një sfide të rëndë të jetës.

Djali i vetëm i atdhetarit të shquar të trevës tonë, zt Binak Ulaj është në gjendje të rëndë shëndetësore. As burgjet e rënda të Serbisë nuk arritën të mundin dhe thyejnë  përkushtimin dhe dedikimin atdhetar të  Binak Ulaj. Binaku arriti të ndërtoj një familje të shkëlqyeshme me  katër fëmijë të mrekullueshëm.

Edhe pse me shumë sakrifica fëmija e ti falë përkushtimit të pa shoq  arritën në majat më të larta të dijes, e njëri nga ta Arbëri arriti të bëhej  Doktor i shkencave.

Dr. Arbër Binak Ulaj që është në moshën 37 vjeçare ka  katër muaj që  është duke u ballafaquar me një sëmundje të rrezikshme të quajtur Encefalitis Autoimun. Sipas mendimit të mjekëve që janë duke e trajtuar, Arbëri ka nevojë për mjekim urgjent dhe të domosdoshëm jashtë shtetit. Gjendja shëndetësore e tij është në përkeqësim e sipër dhe çdo vonësë intervenimi mund të jetë tragjikë.

Duke pasur parasysh gjendjen ekzistuese në Kosovë, pandeminë dhe koston e mjekimit, familja e Arbërit ka nevojë për ndihmë financiare. E gjithë familja e tij dhe ne shpresojmë për një mjekim të suksesshëm, ndaj për çdo ndihmë do të jemi përjetësisht mirënjohës.

Shuma e kërkuar është minimumi i domosdoshëm për fillim të trajtimit jashtë Kosovës.

Andaj të dashur bashkëkombas dhe ju bashkëvendës, ti dalim në ndihme Dr Arber Binak Ulaj, duke përkrahur këtë aksion human.

Familjar jemi të gjithë dhe mund të imagjinoni se çdo të thotë ta kesh të vetmin djalë në një krize të rënd shëndetësore  si kjo, dhe ta shohësh veten  pas gjithë këtyre arritjeve me mund  të madh e sakrifica,  e biri yti i shtrenjtë të luftoj me jetën. Plavë-Guciasit janë të shquar gjithmonë për humanizëm dhe zemërgjerësi, andaj ti dalim në ndihmë intelektualit të ri të trevës tonë, sot sepse nesër mund të jetë vonë.

Ai pret në përkrahjen tonë, e cila besoj që nuk do të mungoj nga Ju.

Redaksi e portalit: Plava e Gucia Sot

Me të filluar aksioni menjëherë filluan të vijnë donacionet e para për çka u jemi mirënjohës:

Shuma e kërkuar është $100.000.00(njëqindmijë )

DHURO EDHE TI:

https://www.gofundme.com/f/please-help-arber-ulaj?fbclid=IwAR0vpeBTAWdSKkRHVBu_VCiygyqDtuiUsDhttSLcZSQSSggmEwxERjK7Eyc