Vdiq shkrimtari malazez, Jevrem Brkoviq

Dje ka vdekur shkrimtari malazez, Jevrem Brkoviq në moshën 88-vjeçare.

Brkoviq u lind në Seoce afër Podgoricës më 29 dhjetor të vitit 1933. Në fshatin Kople kreu shkollën fillore. Gjimnazin e kreu në Titograd të asaj kohe, sot Podgoricë dhe në Sarajevë, ku përfundoi edhe Shkollën e Lartë të Gazetarisë.

Është fitues i një serie çmimesh të njohura në hapësirat e ish-Jugosllavisë. Është nderuar disa herë edhe në Kosovë ku më 2005 si i pari shkrimtar u nderua me çmimin “Kepi i shpresës së mirë” në takimet letrare “Fahredin Gunga” që mbaheshin në Mitrovicë. Pas tij u nderuan Ismail Kadare e shkrimtari amerikan John Updike. Po ashtu më 2013, mori çmimin “Teuta”, e më 2015 çmimin “Ali Podrimja”.

 Jeveren Berkoviqi ishte ndër të paktet intelektual  nga hapësirat e ishë Jugosllavisë qe mbrojti çështjen shqiptare gjatë viteve të 80-ta dhe më vonë. Si kundërshtar i regjimit të Miloseviqit dhe i përndjekur nga ky regjim ne vitet e 90-ta ai shpëtoj kokën duke u strehuar ne Shqipëri.