Vllaznia zyrtarizon Kristijan Vulajn, mesfushori firmos për 3 vite me kuqeblutë

Vllaznia përforcohet me futbollistin Kristijan Vulaj. Klubi shkodran ka nënshkruar një marrëveshje 3-vjeçare me mesfushorin.

23-vjeçari vjen në Shkodër pas aventurës me ekipin e Decic. Në Superligën e  Malit të Zi, mesfushori grumbulloi 35 ndeshje dhe 11 gola.“KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojnë akordin me futbollisin Kristijan Vulaj. Mesfushori me tipare sulmuese ka firmosur për tre vitet e ardhshme me klubin tonë. Vulaj ka lindur në Tuz të Malit të Zi dhe përveçse me Deçiq, ka luajtur edhe me ekipin e Petrovac në superligën malazeze. Megjithatë kulmin e karrierës e ka me Deçiq, me të cilin arriti të kapë edhe kombëtarën e vendit fqinj. KF Vllaznia i uron 24 vjeçarit një paraqitje sa më të mirë me fanellën kuq e blu! Mirë se erdhe Kristijan Vulaj!”, shkruhet në njoftim e Vllaznisë.