Vrasja në Plavë ishte vrasje aksidentale

Plavë 13 Shkurt 2020

Burime të redaksisë “Plava e Gucia Sot” njoftojnë se mbrëmë me datën 12 shkurt 2020 në Plavë rreth orës 0:00 u vra aksidentalisht shqiptari Rusmir Hysenaj. Vrasja është bërë aksidentalisht nga gjyshi i tij Omer Hysenaj (76) i cili duke dashur të i ndihmoj nipit Rusmirit që ishte në një zënkë rasti me Muhamed Ciriković (28) që me thikë sulmoj Rusmir Hysenaj, gjyshi Omer duke dashur ti ndihmoj nipit Rusmirit aksidentalisht godet atë me një plumb.

Omer Hysenaj (76) është arrestuar nga policia ndërkaq Muhamed Ciriković (28) gjendet ne spitalin e Beranit i plagosur rënd.

Kjo ngjarje e rënd ka shkaktuar shqetësim tek banoret e Plavës me rrethina sepse ngjarje të tilla janë shumë te rralla dhe të pazkaonta në trevën tonë.

/ Plava e Gucia Sot