Vrasje makabre në Pejë: Vritet Qerim Kelmendi ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, u gjet i vrarë në veturën e tij, në fshatin Zahaq të Pejës, ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Qerim Kelmendi. Familjarët e tij ka deklaruar se atë e vranë për shkak të mendimeve që hapur i jepte për UDB-në dhe kritikave që i bënte ndaj zhvillimeve të fundit në vend.

Qerim Kelmendi, eshte vëllau i Ibrahim Kelmendit që ishte anëtar i Lëvizjes Popullore të Kosovës levizje kjo qe barti peshen kryesore te themelimit te UCK-se

“Atë e vrau dora e zgjatur. UDB-a. Gjithmonë i ka kritiku. Asnjëherë nuk është ndalë. Ka luftu e u mundua për këtë vend. Unë gjatë kësaj jave jam pa me Qerimin. Nuk më ka përmendur që ka pasur ndonjë problem. Por atë e vranë”, thotë kushëriri i afërt i Qerimit.

I ndjeri ishte invalid i UÇK-së. La pas gruan dhe një vajzë.

Policia ka dhënë detaje lidhur me këtë rast duke thënë se fillimisht është informuar se në fshatin Zahaq-Pejë është duke u djegur një veturë.

Kur njësitet e Stacionit Policor në Pejë kanë shkuar në vendngjarje e kanë vërejtur një veturë e cila ishte përfshirë tërësisht nga zjarri, njofton Plava e Gucia Sot.

Më pas, në vendin e ngjarjes kanë shkuar  njësitet e zjarrfikësve të cilët derisa ishin duke e lokalizuar zjarrin në brendësi të veturës e kanë vërejtur një person (viktimë mashkull) trup i karbonizuar.

Vendit të ngjarjes i janë përgjigjur njësitet relevante të sektorit rajonal të hetimeve, njësiti K9, si dhe prokurori i shtetit dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Sektori Rajonal i Hetimeve pranë Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit janë duke marrë të gjitha veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat e këtij rasti të cilësuar “vrasje”.

/Plava e Gucia Sot

Vëllezërit Kelmendi janë me origjine nga Vuthajt dhe aktivist e luftëtar të denjë të atdheut

Portali “Plava e Gucia Sot” shpreh ngushëllime familjes për këtë humbje të madhe, ngushëllime vëllezërve Kelmendi dhe te gjithë bashkëluftëtarëve dhe miqve te familjes se Qerimi Kelmendit

Qerimi i ndier ishte bashkëluftëtar i ilir Konushevcit e Adrian Krasniqit, sot i themi me mburrje Lavdi jetës dhe veprës tënde në shërbim të kombit .